Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur mëngjesin e sotëm (10 Prill 2024) sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit.
Ceremonia nisi rreth orës 06:22, ndërsa Namazi u fal në orën 06:58. Ajo nis me leximin e Kur'anit, vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe hutbe.
Fitër Bajrami shënon për muslimanët fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.