Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e kësaj jave u shitën 9,8 miliardë lekë bono thesari, të shpallura për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Ndërkohë vlera totale e kërkesave në ankand ishte 10 miliardë lekë.
Bonot me maturim 12-mujor u shitën me një interes (yield) mesatar të ponderuar prej 3,69 %, aq sa ishte edhe në ankandin e fundit.
BSH-ja vëren se yield-et ngelen në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kështu edhe bonot 3-mujore u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 3,05%, nga 3,9% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Nga 1 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur emetimit, kërkesat totale arritën në pothuajse 1,9 miliardë lekë.
Për tremujorin e dytë, qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 105,5 miliardë lekë në tregun e brendshëm, përfshirë huamarrjen e re dhe rifinancimin e instrumenteve të maturuara gjatë periudhës./ata