Kontingjenti i radhës i Forcës Detare të Shqipërisë është nisur për të patrulluar në detin Egje.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se Forca Detare prej vitit 2016 kontribuon në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”.

Forca Detare kontribuon shpëtimin e jetëve në rrezik, parandalimin e flukseve të paligjshme të emigrantëve, por edhe terrorizmit.

“Kontingjenti i radhës i Forcës sonë Detare u nis për të patrulluar në detin Egje, aty ku prej vitit 2016 kontribuojnë në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, për shpëtimin e jetëve në rrezik, parandalimin e flukseve të paligjshme të emigrantëve, por edhe terrorizmit. Erëra të mbara”, shkruan Peleshi./ata