Nga sot, të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes do të përfitojnë rritje të pagave.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, kjo rritje, që përfshin kategoritë nga ushtari I deri te gjenerali, është një hap i rëndësishëm dhe një politikë që njeh dhe vlerëson përkushtimin dhe sakrificat e burrave dhe grave që shërbejnë në Forcat e Armatosura.
Peleshi theksoi se ky është shpërblim i drejtë për kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e atdheut.
Në vitin 2019 paga ishte 39,300 lekë. Në vitin 2022 paga u rrit me 30% në 51,090 lekë. Në vitin 2023 paga u rrit me 7%, duke shkuar në 54,700 lekë. Ndërsa në vitin 2024 paga për ushtarakët ushtar I/detar I rritet me 21% dhe shkon në 66, 200 lekë./ata