Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se BE mbështet plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe Reformën në Drejtësi.
Në takimin e projektit “BE për Drejtësinë”, Gonzato vlerësoi se Reforma në Drejtësi e vitit 2016, u mundësoi këtyre institucioneve të japin drejtësi për qytetarët.
“Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet”, tha ai.
Ambasadori garantoi se Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi./ata