Në Gjirokastër vijon numërimi i votave për këshillin e ardhshëm bashkiak.

 

 

Deri tani janë numëruar 35 nga 67 kuti votimi dhe rezultatet paraprake konfirmojnë 22 mandate për PS, 4 mandate për Bashkë Fitojmë, 2 për PD, 1 për PSD dhe 1 për partinë e Gjelbër.

 

PS ka marrë 64% të mandateve në këshill në bashkinë e Dropullit pasi janë numëruar të gjitha kutitë. Atje 2 këshilltarë kanë shkuar për MEGA, 3 Bashkë Fitojmë dhe 1 për PDS.

 

 

Në Memaliaj ka një rezultat interesant sa i përket këshillit. PS ka marrë atje 7 mandate në këshill kundrejt 3 që shkuan për BF, 2 për PD dhe nga një mandat për 3 parti të tjera më të vogla.

 

Në Libohovë mandatet e këshillit janë ndarë 8 për PS dhe 7 për opozitën.

 

Këshilli i ardhshëm i bashkisë së Këlcyrës do të ketë në përbërjen e tij 3 këshilltarë socialistë dhe 12 përfaqësues të 12 partive të ndryshme.

 

Në Tepelenë këshilli do të ketë 11 këshilltarë socialistë dhe 4 përfaqësues të opozitës.

 

Në Përmet numërimi garantoi shumicën e mandateve 8 të tillë për PS, 2 mandate për PSD dhe nga një mandat për 5 parti të tjera.