Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në kantierin Thumanë – Kashar.
Punimet në këtë aks përfundojnë në datën 30 qershor.
“Kantieri i punës Thumanë – Kashar. 30 qershori nuk është larg”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, është një ndër akset më të rëndësishme që lidh veriun me jugun.
Aksi do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.
Gjurma e rrugës është rreth 21 km, ndërkohë që po ndërtohen edhe rrugët paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin autostradën e shpejtësisë me pagesë ose rrugët paralele pa pagesë./ata