shati Navaricë, në bashkinë e Finiqit, i ndodhur 23 kilometra larg Sarandës po kthehet në një atraksion turistik për turistët vendas e të huaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi në vizitë në këtë fshat, ku u takua me gratë e këtij fshati për të biseduar për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Në Navaricë, me gratë duararta të Finiqit, zonjat e Bashkisë Finiq, u mblodhëm te “Mulliri i Vjetër”, për të diskutuar mundësitë dhe potencialin e tyre për transformimin e zonës në një pikë me atraksione e bujtina për mikpritjen e turistëve të huaj”, tha Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë takimit Denaj theksoi se “Navarica është një zonë me shumë atraksione turistike. Duke gërshetuar produktet lokale, bujarinë tuaj dhe duart tuaja të arta keni mundësi të keni më tepër turistë”.

“Nga zemra e fshatit Navaricë ftojmë të gjithë të provojnë këto gatime tradicionale”, tha Denaj.

Ministrja Denaj vizitoi edhe një mulli që ndodhet në këtë fshat, i cili funksionon ende. Denaj e cilësoi këtë mulli, një atraksion turistik për turistët që vizitojnë zonën.

Navarica ka resurse të shumta natyrore dhe plantacione me agrume. Pas rikonstruksionit të rrugës, Navarica ka hyrë në hartën e fshatrave të frekuentuara nga turistët. Në këtë zonë janë ndërtuar edhe restorante e bujtina për të pritur turistët./ata