Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë është pjesë e projektit të Konektivitetit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale i cili mbështetet nga Banka Botërore prej disa vitesh tashmë.
Ai parashikon ndërhyrje në rritjen potenciale të aktiviteteve bujqësore dhe turistike duke përmirësuar aksesin në zonat e përzgjedhura, si dhe forcim të kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e aseteve të tyre rrugore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga loti 2 i rrugës Pogradec-Dogana Tushemisht.
Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë, loti 2, po ndërtohet përmes një fondi prej 3.48 milionë dollarë.
Projekti parashikon ndërtim dhe rindërtim rrugës, punime për përmirësimin urban dhe punimet për rehabilitimin e peizazhit.
Rindërtimi i rrugës do të rrisë vlerën e aseteve përreth, do të lehtësojë aksesin dhe lëvizshmërinë e zonës për banorët vendas dhe aksesin në kala nga turistët./ata