Qeveria ka bërë me dije se ka krijuar Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 dhe Planin e Veprimit për dy vitet e para 2024 -2016.

Ato u kumtuan nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Fokusi i kësaj strategjie ndahet në disa drejtime kryesore. Së pari, ka të bëjë me ndalimin e migracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë; frenimin e azilkërkimit dhe riintegrimin në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve”, tha Balla.

“Synimi ynë është në kuadër të vizionit tonë ‘Shqipëria 2030’, që të rrisim ofertën për të gjithë vëllezërit e motrat tona që janë në emigracion për t’u rikthyer në Shqipëri. Ndaj ky dokument i rëndësishëm mbart në vetvete gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë të tyre në tregun e punës në shoqëri”, theksoi ministri në fjalë. /tesheshi.com/