Një zonë me ullinj në kodrat e Roskovecit, pranë qytetit të Fierit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, teksa në terren kanë mbërritur edhe efektivët e reparteve zjarrfikëse të Roskovecit, Patosit e Fierit.

 

 

Sipas raportimit të gazetarit Ervis Kuçi zjarri vijon të përparojë në lartësi të kodrës ndërsa flakët po avancojnë edhe për shkak të erë së vazhdueshme.

 

Forcave zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që deri më tani ka prekur një pjesë të mirë të kodrës.