Pasi shpalli kandidaturën për eurodeputet në Parlamentin Europian, sipërmarrësi shqiptar, Muharrem Salihu ka bërë edhe premtimet e para nëse do të marrë votën e qytetarëve italianë.

Salihu jeton prej 20 vitesh në Itali dhe shprehet se vendosi të kandidojë për në PE për të çuar zërin e qytetarëve brenda institucioneve europiane.

Unë jam Muharrem Salihu – Marco, një sipërmarrës italian me origjinë shqiptare, i cili ka qenë gjithmonë i përfshirë në jetën sociale. Kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian”.

Me tej biznesmeni shton se: “Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave”./BalkanWeb