Egnatia – Vllaznia dhe Partizani – Skënderbeu janë dy çiftet gjysmëfinaliste të “Final 4”, në betejës për titullin kampion të Superligës shqiptare të futbollit.

Federata Shqiptare e Futbollit hodhi këtë të hënë shortin në “Air Albania” për përcaktimin e dy çifteve gjysmëfinaliste. Pas hedhjes së goglave, dy gjysmëfinalet do të jenë Egnatia – Vllaznia dhe Partizani – Skënderbeu dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në “Air Albania” nga 17-26 maj.

Sezoni i rregullt u mbyll me Egnatian dhe Partizanin që kryesuan Superligën, Vllaznia u rendit e treta, ndërsa Skënderbeu në vendin e katërt.

Gjysmëfinalja e parë, Partizani – Skënderbeu do të luhet më 17 maj, ora 20:00. Gjysmëfinalja dytë do të luhet më 19 maj ora 20:00, Egnatia – Vllaznia. Finalja për vendin tretë dhe të katërt, do të luhet më 24 maj 19:00. Finalja e madhe do të luhet më 26 maj në ‘Air Albania’, 19:00./ata