Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Meksikës në vendin tonë, Carlos García de Alba.

Ky vit shënon 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Meksikën.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se Meksika do të bashkohet për herë të parë në Javët Kulturore Ndërkombëtare si risi e këtij edicioni të tretë.

“Biseda është gjithmonë e pasur me një diplomat, ekonomist dhe akademik si ambasadori, me të cilin folëm për eksperiencën e një vendi me një kulturë kaq të pasur e lider në turizëm dhe investime të fuqishme të huaja, në Europë dhe në botë”, tha Gonxhja.

Sipas ministrit, takimi përfaqëson vullnetin për perspektivën e një bashkëpunimi të thellë dhe të qëndrueshëm në fushat e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit mes dy vendeve./ata