Aktivistët propalestinezë organizuan sot protesta jashtë kompanive të prodhimit të armëve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar në shenjë proteste kundër dërgesave të armëve për Izraelin.
Një grup protestuesish në Glasgow bllokuan hyrjen e prodhuesit të armëve Thales, duke kërkuar ndalimin e furnizimit me municion dhe armë për Izraelin.
Duke shënuar 76-vjetorin e Nakbas, anëtarët e grupit “Palestine Action” bllokuan të gjitha hyrjet në “Elbit System’s UAV Engines Ltd” në Shenstone.
Grupi shkroi në X se gjashtë anëtarë u arrestuan nga oficerët në vendngjarje.
Protestat konrrespondojnë me 76-vjetorin e Nakbas, ose Katastrofës, kur dhjetëra mijëra palestinezë u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat e tyre në vitin 1948 për t’i hapur rrugë krijimit të Izraelit./aa