Pas protestës së dhunshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia ka vënë në hetim 12 protestues. Adriana Kalaja, e cila merr edhe lejen për protestën në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është në hetim për veprën "Thirrjet publike për veprime të dhunshme".
Për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ janë vënë Tedi Blushi i PL, Klevis Balliu i Rithemelimit, Besart Xhaferri kreu i FRPD, si edhe Sali Lushaj, ish-bodygardi i Sali Berishës. Po ashtu, në hetim po për të njëjtat vepra penale janë edhe 7 protestues të tjerë.
Protesta para Bashkisë së Tiranës u mbajt më 14 maj dhe sërish nuk munguan episodet e dhunshme. Drejt godinës dhe policisë u hodhën molotovë dhe tymuese, si edhe përplasja me efektivët për të larguar kordonin e sigurisë.
Protestën e radhës Rithemelimi e la të martën e ardhshme më 21 maj, si takimin e radhës ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
2-Rubin Dashi, 19 vjeç
3-Alfred Pllumbi, 46 vjeç,
4-Klodjan Bajrami, 21 vjeç
5-Sali Lushaj, 68 vjeç
6-Sokol Bushkolaj, 48 vjeç
7-Gazmend Sallaku, 53 vjeç
8-Besart Xhaferri, 34 vjeç
9-Eljan Kaja, 22 vjeç
10-Tedi Blushi, 39 vjeç
11-Klevis Balliu, 34 vjeç
12-Adriana Kalaja, 59 vjeçe