Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, takoi sot në Strasburg shtetasit shqiptarë që punojnë në strukturat e Këshillit të Evropës.

Ministri Hasani shprehet se me stafin shqiptar në Këshillin e Evropës u bisedua mbi nismat e ndërmarra në kuadër të promovimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës dhe gjyqësorit në Shqipëri.

“Mirënjohje për të gjithë profesionistët që prej 3 dekadash kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe KiE”, u shpreh ministri Hasani.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Strasburg, ku do të marrë pjesë në sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës./ata