Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste përcolli sot momente nga takimi me të rinjtë e Akademisë Politike të kësaj partie.

Akademia Politike u formësua përmes aplikimeve të të gjithë të interesuarve, ndërkohë që ka edhe disponimin ndërkombëtarë.

Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj.

Nisma erdhi në kuadrin e rienergjizimit të partisë.

Në Akademinë Politike janë regjistruar të rinj që duan të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë./ata