Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim liderët e koalicionit VLEN në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor më 8 maj, duke thënë se është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota.

Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh Kosovën dhe Maqedoninë Veriore ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor.

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor në mbështetje të demokratizimit, integrimit evropian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike. /KosovaPress/