Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio.

Ndërsa ka publikuar foto nga takimi, kryebashkiaku Veliaj nënvizon rolin kyç që ka komuniteti shqiptar atje në forcimin e lidhjes mes dy vendeve.

“Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve! Shume mirënjohje Ambasadorit Gjergj Teneqexhiu dhe misionit tone për punën e palodhur e të përkushtuar prej vitesh”, shkruan Veliaj në rrjetin social X.

Gjatë vizitës në Japoni Veliaj promovoi Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë gjatë samitit të Teknologjisë në Tokio, ndërkohë që është takuar me përfaqësues të shtetit si kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike duke theksuar se marrëdhëniet e mira që janë do të fuqizohen edhe më tej./ata