Myftinia e Tiranës, nën drejtimin e së cilës është Gazmend Teqja, ka reaguar në lidhje me aktin e rëndë të ndodhur në tarracën e Bashkisë së Tiranës, një martesë homoseksuale, krejt në shkelje të ligjit.

Ndër të tjera, aty i kujtohet kryebashkiakut, me nëntekst, pa u përmendur si emër, se po lejon diçka e cila bie ndesh me ata të cilët e kanë votuar.

“Myftinia Tiranë ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një ‘martese’ mes dy individësh të së njejtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

Me të njejtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetareve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve.

Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërore qoftë ajo”, thuhet në deklaratën e Myftinisë Tiranë. /tesheshi.com/