Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me tragjedinë në Greqi, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave 32 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas ministrisë, deri tani nuk ka informacion për viktima apo të plagosur shqiptarë.

 

“Ministrja është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

 

“Mendimet dhe lutjet  tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve”.