Partia Demokratike në Itali (e majta italiane) ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat shqetësuese të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama bërë për ‘Repubblica’ ku akuzon qeverinë italiene për burokraci. 

Duke i kërkuar qeverisë italiane të Giorgia Meloni, të raportojë urgjentisht në parlament për ecurinë e investimeve të parashikuara nga marrëveshja Itali-Shqipëri, PD (e majta italiane) thekson në postimin e saj në Facebook, se në bazë të deklaratave të Ramës, marrëveshja për emigrantët është komplekse, duke hedhur një hije të gjerë mbi mundësinë e menaxhimit të saktë të procedurave të zbarkimit, identifikimit dhe azilit në Shqipëri.  

‘Por, mbi të gjitha, konfirmon atë që kemi parë me sytë tanë: për momentin strukturat nuk janë aty dhe investimet po udhëtojnë me vonesa të mëdha pavarësisht rritjes së ndjeshme të kostove të gjithë operacionit që do të shkaktojë dëme mbi 800 milionë euro për arkën e shtetit. Qeveria duhet të ndalojë dhe t'i përdorë ato fonde për mirëqenien dhe kujdesin shëndetësor siç e kërkon ligji Schlein’, shkruhet në reagim. 

Postimi i plotë:

Pas fjalëve të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i kërkojmë qeverisë të raportojë urgjentisht në parlament për ecurinë e investimeve të parashikuara nga marrëveshja Itali-Shqipëri, kështu edhe delegacioni i deputetëve të PD-së (e majta italiane) që ndodheshin në Shqipëri në ditët e fundit për të dokumentuar gjendjen reale të ecurisë së investimeve në ish-bazën ushtarake të Gjaderit, ku sipas planit të qeverisë duhet të ishte funksionale tashmë një qendër pritjeje për emigrantët.

Rama konfirmon kompleksitetin e marrëveshjes, duke hedhur një hije të gjerë mbi mundësinë e menaxhimit të saktë të procedurave të zbarkimit, identifikimit dhe azilit në Shqipëri. Por, mbi të gjitha, konfirmon atë që kemi parë me sytë tanë: për momentin strukturat nuk janë aty dhe investimet po udhëtojnë me vonesa të mëdha pavarësisht rritjes së ndjeshme të kostove të gjithë operacionit që do të shkaktojë dëme mbi 800 milionë euro për arkën e shtetit. Qeveria duhet të ndalojë dhe t'i përdorë ato fonde për mirëqenien dhe kujdesin shëndetësor siç e kërkon ligji Schlein./SyriNet