Mes të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur në Greqi, ku u përplasën dy trena, ka edhe shqiptarë.
Konsullata shqiptare në Greqi bën me dije se 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur.
Konsullata thekson se 5 shqiptarët janë jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.
“5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore. Po vijohet me identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Deri tani 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur në Tempi, pranë Larisës. Dy trena, një i mbushur me pasagjerë dhe tjetri me mallra, u përplasën duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, më e madhja në Greqi sa i përket transportit hekurudhor.