Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj priti në një takim në Shtëpinë e Biznesit CEO-n, Gruppo Cassa Depositi e Prestiti (CDP) kryesuar nga Dario Scannapieco dhe delegacionin e tij.
 
Ibrahimaj tha se, bashkëpunimi mes Qeverisë dhe CDP ka nisur prej kohësh.
 
“Qëllimi i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe CDP-së ka në fokus mbështetjen financiare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe projektet strategjike”, tha ajo.
 
Ibrahimaj bëri të ditur se, në vijimësi të këtij takimi, me përfaqësuesit italianë diskutuan  nismat që do të kontribuojnë në nxitjen e investimeve nëpërmjet instrumentave financiare.
 
“Vlerësojmë partneritetin me CDP për t’iu ofruar bizneseve shqiptare akses të zgjeruar në financë”, u shpreh Ibrahimaj./ata