Të paktën 12 palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite gjatë natës në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet në qytetin Rafah gjatë natës, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Ushtria izraelite shënjestroi një grup që po përpiqej të merrte trupin e një palestinezi në qendër të qytetit Rafah. Në sulm humbën jetën dhe u plagosën shumë njerëz.

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore, të paktën 12 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rafah gjatë natës.

- Avionët izraelitë bombarduan qytetin e Gazës dhe klinikën e UNRWA-së

Një palestinez u vra dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e avionëve luftarakë izraelitë që shënjestruan një shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës.

Njësitë e artilerisë së ushtrisë izraelite shënjestruan një klinikë që i përkiste Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Të paktën 66 palestinezë u vranë dhe mbi 300 u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu më 26 dhe 28 maj ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur me forcë në Rafah për të cilin GJND-ja ka marrë vendim për ndalimin e sulmeve.

Pavarësisht vendimeve të GJND-së, Izraeli vazhdon duke i zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore ndaj qytetit Rafah./aa