Bojkotim të të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale është vendimi i Dhomës së Avokatisë Durrës, nga 3 deri në 7 qershor.
Përmes një letre dhoma lajmëron Kryetaren e KLGJ, Gjykatën e Durrësit dhe Dhomën e Avokatisë në Tiranë se avokatët nuk do të marrin pjesë në gjyqe për shkak të moszgjidhjes së problemit të lënies së avokatëve jashtë ambienteve të gjykatës.
Avokatët thonë se ata do të shkojnë vetëm në seancat për masë sigurimi apo shuarje vendimi
Të nderuar!
Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambjenteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:
"...Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale".
Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvednësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024-07.06.2024, periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dal me një vendim të ri.
Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do filloj procedim administrativ ndaj tyre.
DHOMA VENDORE E AVOKATISË DURRËS
KRYETAR
Av. Lorval PETANI
Shqiptarja