Java Kulturore Italiane fillon sot, por ndërkohë aktivitetet që sjellin një pjesë të kësaj kulture kanë nisur më herët.
Kështu është dhe ekspozita: Aktivizim për një Transformim Social të Përgjegjshëm.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja fton qytetarët ta vizitojnë këtë ekspozitë kaq të veçantë të mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto, e cila po mbahet në sallën COD të Kryeministrisë.
Sipas Gonxhes, kjo ekspozitë “ofron një mundësi unike për të përjetuar artin që sfidon dhe inspiron ndryshime sociale të përgjegjshme.
Bëhuni pjesë e këtij aktivizimi artistik, i cili synon të nxisë reflektim dhe veprim për një shoqëri më të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Ekspozita është e hapur deri më 2 korrik./ata