Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë kanë dallime dhe diskutime por të cilat nuk janë të patejkalueshme.
I pyetur për deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, se nuk është dashur të pozicionohet për zgjedhjet në Luginë të Preshevës, ai tha se LVV-ja ka qëndrim të qartë dhe vendimet se kënd duhet mbështetur i merr në organet e veta.
Sipas tij të gjitha partitë në Kosovë dhe Shqipëri mbështesin kandidatë të caktuar për zgjedhjet në Luginë.
Sa i përket masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kurti tha se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë./ata