Kryeministrja italiane, Georgia Meloni në një konferencë të përbashkët për shtyp sot, me kryeministrin Edi Ramën, nga qendra e emigrantëve në Lezhë theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje.
“E thashë edhe gjatë fjalës time, mendoj se arsyeje vërtet nuk është që të sulmohet qeveria shqiptare apo populli shqiptar. Janë pozicione të legjitimuara dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane. Luajnë në këndvështrimin e tyre, duke shpalosur qëndrimin e tyre”, u shpreh Meloni.
“Mendoj se duhet vlerësuar fakti që për të goditur, sulmuar qeverinë italiane, goditet dhe sulmohet një partner ndërkombëtar. S’po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por dhe Italia si vend. Sepse pavarësisht suksesit ose jo të marrëveshjes e gjitha kjo është pjesë e përbaltjes që i bëhet qeverisë italiane dhe këtu rrezikojmë t’i shkaktojmë dëm të gjithë vendit dhe pse shtypi italian ka bërë zgjedhje të tij”, tha ajo.
Meloni shprehu gatishmërinë për ta hedhur poshtë këtë përbaltje.
“Në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha propozimeve dhe marrëveshjeve që ne realizojmë sepse nuk mund të vëmë në rrezik marrëdhëniet e fqinjësisë dhe me vendet e tjera”, deklaroi Kryeministrja italiane, Georgia Meloni./ata