Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues nga institucionet SIMEST Simest Spa dhe Gruppo Cassa Depositi e Prestiti për prezantimin e platformës Business Matching.
Ibrahimaj bëri të ditur se nisja e kësaj platforme përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë.
“Vlerësojmë partneritetin me një vend mik si Italia dhe nisma të tilla, që synojnë rritjen e aftësive të kompanive shqiptare për të përvetësuar tregun si edhe stimulimin e rritjes ekonomike për të dyja vendet”, tha ministrja.
Business Matching është platforma inovative digjitale, e cila vë në kontakt kompanitë italiane dhe të huaja bazuar në strategjitë e biznesit të treguara gjatë fazës së regjistrimit./ata