Mazhoranca në Kuvend ka miratuar përbërjen e dy komisioneve të posaçme, të njohura si komisioni “Antikorrupsion” dhe ai për “Dezinformimin”.
Në rendin e ditës të seancës plenare të së enjtes është futur projektvendimi ku përcaktohen emrat e anëtarëve të komisionit të posaçëm për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.
Po ashtu në rendin e ditës përfshihet edhe projektvendimi tjetër “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit”.
Kryetar i Komisionit të posaçëm të Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është propozuar Fatmir Xhafaj.
Nënkryetar i Komisionit do të jetë njëri nga anëtarët përfaqësues të pakicës parlamentare.
Ndërsa kryetar i Komisionit të posaçëm parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” është propozuar deputeti socialist, Erion Braçe./ata