Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Spiropali shprehu mirënjohje për punën dhe shembullin në drejtimin me urtësi, integritet dhe kompetencë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë.
“Me kolegen e nderuar dhe miken e dashur, Lindita Nikolla. Me mirënjohje për punën dhe shembullin në drejtimin me urtësi, integritet dhe kompetencë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë”, theksoi Spiropali.
“E dashur Lindita, Ju uroj gjithë të mirat dhe përvoja juaj do të jetë një referencë e rëndësishme për mua”, nënvizoi Spiropali në një postim./ata