Turkish Airlines është renditur si marka më e vlefshme në Türkiye për vitin e shtatë radhazi me një vlerësim prej 1,985 miliardë dollarësh.

Të dhënat janë publikuar nga Brand Finance, konsulenca kryesore në botë për vlerësimin e markave.

Vlera e markës së Turkish Airlines shënoi rënie të lehtë nga 2 miliardë dollarë sa ishte në vitin 2023.

Prodhuesit kryesorë turq të pajisjeve, Arcelik dhe Vestel, ndoqën kompaninë ajrore me vlerat përkatëse 1,265 miliardë dhe 917 milionë dollarë.

Banka private Işbank ka kaluar kompaninë e shërbimeve financiare Garanti BBVA pasi vlera e markës së saj u rrit në 859 milionë dollarë këtë vit nga 736 milionë dollarë vitin e kaluar, duke u renditur e katërta.

Garanti BBVA u rendit në vendin e pestë, pavarësisht se rriti vlerën e markës së saj nga 767 milion dollarë në vitin 2023 në 831 milion dollarë në vitin 2024.

Më pas në listë radhiten prodhuesi i automjeteve Ford Otosan (816 milion dollarë), huadhënësi shtetëror Ziraat Bank (665 milion dollarë), huadhënësi privat Yapi Kredi (596 milion dollarë), LC Waikiki (542 milion dollarë) dhe huadhënësi privat Akbank (532 dollarë).

Duke komentuar rezultatet në një deklaratë të veçantë, kryetari i Turkish Airlines, Ahmet Bolat, tha se ruajtja e vendit të parë midis markave më të vlefshme në renditjen e këtij viti "motivon të gjithë familjen Turkish Airlines për sukses më të madh".

"Ne do të vazhdojmë të rrisim kontributin tonë për Türkiyen, ekonominë tonë, punësimin tonë dhe të gjithë sektorët në të cilët jemi palë", shtoi Bolat.

Duke llogaritur vlerën financiare të markave për më shumë se 20 vjet, Brand Finance tani vlerëson 5.000 marka çdo vit.

E themeluar në vitin 1933 me një flotë fillestare prej pesë avionësh, Turkish Airlines aktualisht ka një flotë prej 456 avionësh, pasagjerësh dhe mallrash, që fluturojnë në 346 destinacione në mbarë botën, duke përfshirë 293 destinacione ndërkombëtare dhe 53 vendase./aa