Universiteti BoÄŸaziçi në Istanbul do të organizojë simpozium të titulluar "Rishikimi i së drejtës ndërkombëtare pas Gazës".

Nga universiteti njoftojnë se simpoziumi, që do të mbahet më 3 dhe 4 gusht, do të mbledhë së bashku më shumë se 100 ekspertë ligjorë nga vende të ndryshme të botës.

Në simpoziumin e organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit BoÄŸaziçi do të diskutohet në mënyrë kritike universaliteti, legjitimiteti dhe roli i së drejtës ndërkombëtare në realizimin e drejtësisë.

Ish-raportuesit specialë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Richard Falk dhe Michael Lynk, do të jenë në mesin e folësve, përfshirë akademikë të tjerë me famë botërore.

Duke ofruar informacione rreth simpoziumit të së drejtës ndërkombëtare, anëtar i Fakultetit Juridik të Universitetit BoÄŸaziçi dhe koordinatori i simpoziumit, tha:

Anëtar i Fakultetit Juridik të Universitetit BoÄŸaziçi dhe koordinatori i simpoziumit, Hasan Basri Bülbül, duke informuar rreth simpoziumit të së drejtës ndërkombëtare tha se paaftësia e sistemit ndërkombëtar për të përmbushur misionin e tij për të garantuar paqen globale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe dështimi për të adresuar shkeljet ka shkaktuar pyetje lidhur me funksionimin e së drejtës ndërkombëtare në sigurimin e drejtësisë.

"Sot, sistemi juridik ndërkombëtar po vihet në dyshim nga politikanë të ndërgjegjshëm, avokatë dhe miliona të rinj. Simpoziumi ynë synon të vlerësojë propozimet për zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave të njeriut, me pjesëmarrje të gjerë me mbi 100 ekspertë ligjorë nga vende të ndryshme, të mbledhur së bashku në Fakultetin Juridik të universitetit tonë", tha Bülbül./aa