Në Shqipëri është mbajtur një protestë me thirrjen e përfaqësuesve të opozitës me sloganin "protesto kundër narkoshtetit", ndërkohë është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Protesta është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), para selisë së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në kohën që zhvillohej seanca parlamentare, me kërkesën për "dorëheqje të qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike".

Disa nga protestuesit kanë djegur goma, kanë hedhur tymuese dhe sende të tjera ndaj forcave të policisë, ndërkohë kanë tentuar edhe të çajnë koordinon policor, duke u përplasur me policinë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas tensioneve në seancën parlamentare iu drejtua protestuesve, ku theksoi se Shqipëria ka nevojë që të gjejë paqe dhe ka nevojë për normalitet.

Noka u shpreh se Shqipëria që të gjejë paqe do duhet të ketë qeveri teknike dhe duhet të ketë në krye sipas tij përfaqësues të denjë të vullnetit të shqiptarëve.

"Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë qeveri teknike. Është betejë e pandalshme dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund. Qeveria teknike do t’i japë zgjidhje Shqipërisë dhe do t’i japë paqen e merituar këtij populli dhe këtij vendi. Ky është zotimi ynë, ky është misioni ynë dhe ne nuk do të ndalemi", tha Noka.

Protesta sipas organizatorëve mbahet pas publikimeve në mediat italiane të shkrimeve dhe emisioneve sipas tyre "për lidhjen e shtetit shqiptar me krimin e organizuar" dhe me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe krijimit të një qeveri teknike.

- Tensione edhe në seancën parlamentare

Ndërkohë, seanca e sotme parlamentare ku janë parashikuar të diskutohet për disa projektligje u ndërpre disa herë për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, pasi sipas tyre po kërkojnë të drejtat e tyre.

Tensionet dhe debatet vazhduan për disa minuta, pasi kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, nuk ka pranuar kërkesën e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të bëhet pjesë e grupit të PD-së, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pasi sipas saj duhet një vendim i partisë për rastin në fjalë.

Aktualisht nga Kuvendi i Shqipërisë Berisha njihet zyrtarisht si deputet jashtë grupeve parlamentare, për shkak të përplasjeve të fundit brenda Partisë Demokratike.

Deputetët e PD-së kanë theksuar në fjalën e tyre se kryeparlamentarja Nikolla nuk ka asnjë atribut që të ndërhyjë në vendimet e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ndërkohë, pas bllokimit të foltores Nikolla përjashtoi nga punimet e seancës së sotme parlamentare deputetin e PD-së, Flamur Noka.

Deputetët opozitarë nga Partia Demokratike, në vazhdën e protestës jashtë sallës së seancave plenare kanë bllokuar vijimin e diskutimeve për projektligjet, pasi sipas tyre parlamenti është "parlament i narko shtetit", ndërsa më pas seanca i është rikthyer diskutimeve për projektligjet./aa