Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Ankara.

Gjatë kësaj vizite Meta zhvilloi takime me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke.
Meta u prit në takim sot nga Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.
Meta dhe Babaxhan shprehën vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve por edhe midis dy partive.

“E urova Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane”, theksoi Meta në një reagim.

“Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë”, tha Meta.

Gjatë kësaj vizite, Meta u takua edhe me Ali Kiliç dhe Ali Hakan Ağaiğlu.

Gjithashtu Meta prezantoi edhe anëtaren më të re të Partisë së Lirisë, të ngarkuar për Marrëdhëniet me Turqinë, Deniz Gücler.

Po sot Meta u takua edhe me liderin e opozitës turke, Ozgur Ozel. Ozger Ozel është lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku.

Meta u shpreh se “e urova jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike, por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore”.

Gjithashtu, në takim bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin e përbashkët se marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve tanë kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane./ata