Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendoi se ushtria ruse ka marrë nën kontroll dy vendbanimienë Ukrainë, prej të cilave një në rajonin Kharkiv dhe tjetra në rajonin Luhansk.
Ministria në një deklaratë ka informuar lidhur me veprimet e njësive ushtarake ruse në luftën Rusi-Ukrainë.
Ministria njoftoi se ushtria ruse vazhdon të përparojë në Ukrainë, duke shtuar: "Si rezultat i veprimeve aktive të njësive të lidhura me Grupin Ushtarak Perëndimor, u çlirua vendbanimi Artyomovka në Republikën Popullore të Luhanskut dhe vendbanimi Timkovka në rajonin Kharkiv".
Nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse u shkatërrua një avion luftarak ‘Su-27‘ të Forcave Ajrore të Ukrainës, si dhe u goditën 45 mjete ajrore pa pilot (dronë), informoi deklarata.
"Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani janë rrëzuar 613 avionë, 276 helikopterë, 25.559 dronë, 528 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore,16.312 tanke dhe mjete të blinduara, 1.332 multi-raketahedhës, 10.332 obusë dhe mortaja si dhe 22.445 automjete të posaçme ushtarake ukrainase", thotë deklarata.
Ministri rus i mbrojtjes, Andrey Belousov në muajin maj bëri të ditur se forcat ushtarake ruse kanë marrë nën kontrollë 28 vendbanime në Ukrainë, duke theksuar: "Këtë vit gjithasje 880 kilometra katrorë kanë kaluar nën kontrollin e ushtrisë ruse"./aa