Drejt përfundimit numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur pas mesnate, vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të diel. Po numërohet kutia e fundit, teksa kryeson Edison Memolla i PS.

 

 

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Mësohet se në Kryevidh ku ka mbaruar numërimi, më 14 maj fitoi Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’ me rreth 200 vota. Ndërkohë në zgjedhjet e djeshme, fitues në këtë zonë rezultoi Edison Memolla i PS me 60 vota.

 

43 kuti të numëruara nga 54

 

Edison Memolla PS 5765 vota

 

 

Shkelqim Hoxha BF 4441 vota