Me rastin e Kurban Bajramit, Lulzim Basha, ishte sot për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Basha u ka uruar festën besimtarëve myslimanë me sa më shumë mbarësi, fat e begati për të gjithë familjet shqiptare.
“Do t’i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë shqiptarëve, gëzuar festën e Kurban Bajramit. Zoti ju ruajt, ju dhe familjet tuaja! Ju begatoftë shpirtrat, mendjet, shtëpitë dhe shtroftë rrugën përpara me mbarësi, me fat e me begati për të gjithë shqiptarët!” – u shpreh Basha.
Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj./ata