Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, sot është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, z. Erion Çaka. Deri më sot, z. Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

Çaka vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare. Ky emërim pritet të sjellë një qasje të re dhe efektive në trajtimin e çështjeve të pronësisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të qytetarëve lidhur me pronat.

Ministri Manja u shpreh i bindur se Çaka do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave të Agjencisë dhe përmbushjen e misionit të saj./BalkanWeb