“Pyet Qeverinë” është rubrika më e re e Agjencisë për Media dhe Informim, e cila u mundëson qytetarëve që të drejtojnë pyetjet e tyre për Këshillin e Ministrave dhe institucionet e varësisë.

MIA bëri të ditur se pyetjet mund të jenë mbi aspekte dhe fusha të ndryshme të qeverisjes, për sqarime apo më shumë informacion për vendimmarrjet e qeverisë dhe mbi çështjet me karakter publik.

“Dërgoni pyetjet në [email protected] dhe zyrtarët publikë do t’i përgjigjen shumë shpejt interesit tuaj”, thuhet në njoftim.

Konkretisht, pyetjet në këtë rubrikë mund të adresohen mbi sektorët e qeverisjes, vendimet e qeverisë apo politika të caktuara publike, për të cilat qytetarët do të marrin përgjigje nga zyrtarët publikë./ata