Pjesa e parë e midis Shqipërisë dhe Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B në Kampionatin Evropian të Futbollit 2024 (EURO 2024) ka përfunduar me rezultatin 0:1 në favor të Spanjës.
Golin e parë dhe të vetmin në këtë ndeshje, që po zhvillohet në Dyseldorf Arene, e shënoi Ferran Torres në minutën e 13-të duke e çuar në epërsi kombëtaren spanjolle.
Spanja, e cila fitoi ndaj Kroacisë me rezultatin 3-0 dhe Italisë me rezultatin 1-0, kryeson tabelën.
Shqipëria, nga ana tjetër, me një humbje 2-1 ndaj Italisë dhe barazim 2-2 me Kroacinë gjenden në vendin e tretë në grup.
Që Shqipëria të vazhdojë më tutje në kampionat duhet të fitojë ndaj Spanjës. Edhe nëse fiton ndaj Spanjës, Shqipëria e cila ka vetëm një pikë duhet ta presë përfundimin e ndeshjes Kroaci-Itali.
Italia gjendet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Kroacia me 1 pikë në vendin e katërt./aa