Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se 30 punononjës të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të varësisë do të përfitojnë kredi me interes zero për blerje banese.

Denaj e cilësoi një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të bujqësisë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve.

Sipas Denajt, kredia u siguron atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë për banesën e tyre.

Ministrja siguroi se përfituesit do të përzgjidhen sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Këtë vit 300 punonjës të administratës publike do të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese.

Vëmendje të veçantë do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, gardistët, veterinerët, artistët, etj./ata