Ka votuar  Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

 

Në një deklaratë për mediat ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Korçës të votojnë për alternativën më të mirë.

 

I pyetur për incidentin në Maliq dhe Kolonjë ai shpreh keqardhje që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë” po funksionon nëpërmjet dhunës.

 

Ai akuzon Spahon se është i njëjti person që kërkon vëmendje nëpërmje gjesteve të shëmtuara e se kjo gjë sipas tij nuk i ka hije Korçës.