Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon.
Muaji qershor ka shënuar rekorde fluturimesh nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, numri i të cilave tejkalon shifrën e 1 milion pasagjerëve. Sipas shifrave të raportuara së fundmi krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar, ky aeroport shënon një rritje të fluturimeve në masën 61.6 % më shumë.
Që prej muajit janar në vendin tonë raportohet se janë regjistruar rreth 4.8 milionë pasagjerë, me një rritje prej 65.8% më shumë se gjysma e parë e vitit të kaluar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti 40 % më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër prej 7 257 574 pasagjerësh në 2023-shin. Ndërsa këtë vit, numri i pasagjerëve pritet të shkojë 8.4 milionë.
Në janar të këtij viti ka nisur puna për zgjerimin e pistës në aeroportin e Rinasit, për të mundësuar fluturime transoqeanike. Parashikohet që në 3-mujorin e parë të vitit 2025 të nisin fluturimet Tiranë – Nju-Jork./ata