Në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, Rumani prej 29 qershorit deri më 3 korrik po zhvillohet sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, me temë “Roli i OSBE-së në arkitekturën aktuale të sigurisë: Një perspektivë parlamentare”.
Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga delegacioni i përhershëm në Asamblenë Parlamentare OSBE i përbërë nga Damian Gjiknuri, kryetar delegacioni dhe deputeti Fatmir Mediu.
Rreth 250 deputetë nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia Qendrore po marrin pjesë në këtë aktivitet me fjalime, që riafirmojnë nevojën për të mbështetur angazhimet ndërkombëtare duke siguruar që OSBE-ja mund të përmbushë në mënyrë efektive mandatin e saj.
Duke folur në seancën hapëse, Presidenti i Senatit të Rumanisë Nicolae-Ionel Ciucă, kreu i delegacionit rumun në AP të OSBE-së Dan Barna dhe presidentja e AP-së së OSBE-së Pia Kauma theksuan rëndësinë e qëndrueshme të dialogut, bashkëpunimit e riafirmimit si dhe parimet e përbashkëta të OSBE-së./ata