Të dhënat nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, tregojnë se 261 persona kërkuan azil në vendin tonë në vitin 2023.

Numri i personave që kërkuan azil në Shqipërin shënoi rritje me më shumë se dy herë, krahasuar me një vit më parë, ku kishim 125 azilkërkues.

Azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani zënë 61,7 % të azilkërkuesve gjithsej dhe rezultojnë 161 persona.

38 azilkërkues ishin nga Siria dhe 25 azilkërkues nga Iraku.

Gjatë vitit 2023 rezultojnë 14 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 5 i përkasin shtetasve me origjinë nga Iraku, 4 i përkasin shtetasve me origjinë nga Afganistani dhe pjesa mbetur i përkasin shtetasve nga Siria dhe Palestina./ata