Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së së bashku me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako zhvilluan një bashkëbisedim me peshkatarët e Durrësit.

Në takim u fol për realitetin e ri shumë premtues për sektorin e peshkimit dhe akuakulturës.

“Prezantuam ndryshimet pozitive në Ligjin për Peshkimin, të cilat na afrojnë më shumë me standardet e BE-së, me qëllimin kryesor prezencën e produktit shqiptar në tregjet vendase dhe ndërkombëtare”, theksoi Denaj.

Në takim u bisedua për përmirësimin e industrisë së peshkimit, fuqizimin e markës “Made in Albania” në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, përmirësimin e strukturave si dhe rritjen e kapaciteteve të peshkimit.

Denaj gjithashtu siguroi mbështetje të shtuar për sektorin falë politikave të qeverisë.

Ministrja nënvizoi se, ekonomia blu e Shqipërisë ka potencialin për t’u kthyer në një ndër lokomotivat e rritjes ekonomike dhe punësimit në vend, dhe ne punojmë përditë për të arritur këtë qëllim./ata