Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dënoi sot sulmin me armë ndaj kandidatit të republikanëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-Presidentit Donald Trump.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme”, u shpreh Meta.

“U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe”, theksoi Meta.

Meta shprehu, solidaritet me Trump, të cilit i uroi të kthehet sa më parë në betejën e tij.

“Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan”, nënvizoi Meta./ata